Skip to content
Showbiz

Justin Bieber zbulon më në fund tatuazhin që ka bërë në fytyrë për Hailey Baldwin

· 1 min lexim

Ai më në fund i tregoi botës se çfarë shkruhej në tatuazhin e tij në fytyrë.

Në një foto të publikuar nga tatuazhisti Jonboy, shihet fjala “grace” (mirësi) sipër vetullës së Justin Bieber, në anën e djathtë.

Këngëtari e ka mbajtur të mbuluar tatuazhin që prej muajit nëntor. Që në atë kohë një burim tha se tatuazhi ishte një dedikim për vetë atë dhe për bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

“Të dy kanë bërë tatuazhe. Ai i Justin është fin dhe nuk është një tatuazh tradicional çiftesh”, tha një burim.

Justin ka treguar prej kohësh se është i dashuruar pas tatuazheve, pasi trupi i tij është i mbuluar prej tyre. /iconstyle/