Ju refuzua kërkesa për vizitë në Kosovë/ Mediat: Ja çfarë i kërkoi presidenti Vuçiç autoriteve të Prishtinës…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova tani ka “Zot” dhe askush nuk mund të hyjë e dal sipas qejfit…

Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të reja nga kërkesa e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për të vizutuar Kosovën, kërkesë e cila ju refuzua nga Prishtina Zyrtare.

Ministria e Jashtme e Kosovës ia refuzoi menjëherë kërkesën, por “RTK” zbulon se, Vuçiç nuk kërkoi vetëm leje për vizitë, por edhe eskortë policore nga Kosova si dhe mbajtjen e armëve nga stafi i tij.

Vuçiç kërkoi të enjten një leje nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për një vizitë të cilës nuk i dihet synimi.

Kosova e cilësoi si provokim këtë kërkesë, sidomos pas deklaratave të fundit të tij për “luftë në rajon”, si dhe pas zbulimit të varrezës masive në Rashkë, ndërkohë që debati për të pagjeturit vijon deri në Bruksel.

Kërkesa e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe e Ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova po përballet me hapjen e plagës së madhe të personave të pagjetur dhe zbulimin e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, është ofendim më tepër sesa provokim.

Kështu ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sipas “Koha.net”, e cila ka shtuar se, çdo kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do të marrë të njëjtën përgjigje.

“Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çfarë do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes?!

Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet, të kryejnë edhe hetimet, edhe gjykimet?!

Serbia nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, ndaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”,- thuhet në njoftim.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento