fbpx

Joe Biden merr vendimin për “Green Card”, çfarë do të ndodhë me shqiptarët që e kanë një të tillë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.  Biden ka  premtuar se do të shfuqizojë dhe shumë masa të tjera të ashpra të vëna nga Donald Trump.

Kujtojmë se ish-presidenti Trump  e lëshhoi masën e ndalimit vitin e kaluar me arsyetimin se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.

Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së zotit Barack Obama.

Shpërndaje
Share.

Komento