fbpx

Zvicra fiton luftën me Covid-19? Çfarë pritet të ndodhë prej 1 marsit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zvicra së shpejti  i jep fund karantinës dhe masave shtënguese. Sipas autoriteteve zviceriane mendohet se prej datës 1 mars do të hapen të gjitha shkollat, universitetet dhe muzetë.

Po ashtu, autoritetet kanë vendosur që takimet me familjen dhe miqtë në ambiente të hapura siç janë aktivitetet sportive dhe kulturore (pa kontakte fizike), përsëri lejohen me deri në 15 persona.

Adoleshentët dhe të rinjtë deri në moshën 20 vjeçare mund të marrin sërish pjesë në shumicën e aktiviteteve sportive dhe kulturore. Ndërkohë që hapi tjetër i hapjes thuhet se do të zhvillohet më 22 mars, siç janë eventet kulturore dhe sportive me një audiencë, sportet në ambiente të mbyllura dhe hapja e tarracave të restoranteve.

Kujtojmë se gjithë bota momentalisht po përjeton valën e tretë të virusit dhe në shumë shtete gjendja paraqitet e renduar. Italia dhe Greqia janë ndër shtetet më të prekura sëfundmi, të cilat i kanë ende në fuqi masat kufizuese.

Sa i përket Shqipërisë, edhe këtu situata paraqitet e rënduar. SAhifrat ditore arrijnë rekord me mbi 1000 mijë të infektuar dhe dhjetra vdekje në ditë. Sa u përket masave kufizuese, ende janë të shtrënguara dhe mendohet se do të ashpërsohen dhe më shumë në baze dhe të ecurisë së infektimeve nga coronavirusi.

Shpërndaje
Share.

Komento