Skip to content
Të Gjitha

Java e tretë e ndeshjeve në Superiore, publikohen oraret e fundjavës

· 2 min lexim

Pas më shumë se një muaji Kategoria Superiore i është rikthyer ndeshjeve zyrtare të futbollit pas bojkotit që presidentët e ekipeve vendosën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këtë fundjavë luhet java e tretë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

E shtuna është dita e zgjedhur për të luajtur gjitha javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Ndeshjet do të ndahen në dy orare kryesore ku Bylisi  pret Skënderbeun në Ballsh orën 13:45 Bylisi dhe po në të njëjtën orë Kastrioti do të presë në Kamzë Apoloninë e Fierit në një duel mes të rikthyerve në Superiore.

Tre ndeshjet e tjera luhen në orën 16:45. Partizani luan si pritës në Elbasan ndaj Laçit, ndërkohë që Teuta pret Kukësin në Durrës.

Në Shkodër luhet derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këta të fundit sapo kanë ndërruar trajnerin, ndërsa Vllaznia vjen pas katër fitoresh në po aq ndeshje në edicionin e ri futbollistik. I së shtunës mund të themi se është test i vërtetë për të parë gjendjen e ekipit shkodran.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA E 3-të (21 nëntor)

Të shtunën

BYLISI-SKËNDERBEU 13:45

KASTRIOTI-APOLONIA 13:45 (Luhet në Kamzë)

VLLAZNIA-TIRANA 16:45

TEUTA-KUKËSI 16:45

PARTIZANI-LAÇI 16:45 (Luhet në Elbasan)