Skip to content
Të Gjitha

Ja pse vrasësit zgjedhin të njëjtin vend në Durrës për të kryer atentate mafioze

· 2 min lexim

Qyteti i Durrësit është tronditur ditën e sotme pasi dy vëllezërit nga Puka, Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzekutuar me breshëri plumbash teksa po udhëtonin me makinën e tyre në zonën e quajtur “Nishtullë”.

Deri tani policia ka shoqëruar 30 persona si dëshmitar të ngjarjes, një pjesë e të cilëve mësohet të jenë banorë të zonës.

Një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve është ajo e dhënies së makinave me qira, biznes nën pronësinë e Besmirit.

LEXO: Ekzekutimi i 2 vëllezërve në Durrës: Policia shoqëron 30 persona, ja pistat ku po hetohet

Kjo ngjarje ka ndodhur një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Kështu, brenda 2 muajsh në këtë zonë janë vrarë 4 persona, po aq sa ka vrarë Covid-19 në Durrës.

Por, pse kjo zonë është e preferuara e atentatorëve?

Arsyeja përse kjo rrugë “zgjidhet” nga vrasësit për të eliminuar targetet e tyre është sepse nuk ka biznesese dhe rrjedhimisht as kamera që mund të regjistrojnë ngjarjet.

Por, ata mund të bien lehtë në grackë sepse vetëm pak metra më larg nisin e shtohen bizneset dhe kamerat e sigurisë.

Shumica e mjeteve të përdorura gjatë ekzekutimeve bëhen me mjete e targa të vjedhura dhe më pas digjen në një vend të shkretë, zonë e cila tashmë është rrethuar nga policia.

LEXO edhe: Detaje të reja nga vrasja në Lezhë, trupat e pajetë u gjetën nga djali i njërit prej viktimave