Skip to content
Të Gjitha

Iu prishën banesat nga tërmeti, Ujësjellësi i Tiranës pezullon kontratën për 2200 familje

· 1 min lexim

Ujësjellësi i Tiranës ka pezulluar kontratën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total 2200 familjeve u është pezulluar kontrata, ndërsa u janë falur faturat e ujit dhe taksat për muajin nëntor.

UKT mori vendimin pas verifikimit të ekspertëve, se banesat janë të pabanueshme.

Vendimi do të përfshijë edhe familje të tjera, nëse banesat e tyre shpallen të pabanueshme pas verifikimeve në terren.

Kujtojmë këtu se të njëjtën gjë bëri edhe Ujësjellësi i Durrësit disa ditë më parë.

UKD la afat deri në fund të janarit për personat e prekur nga tërmeti, që të mbyllin kontratën e furnizimit me ujë, pa pagesë.

Durrësi dhe Tirana ishin dy nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të disa javëve më parë, mijëra qytetarë kanë humbur banesat e tyre dhe janë strehuar nëpër çadra dhe hotele.