Skip to content
Rajoni

Italia në alarm, regjistrohet numër i lartë viktimash nga covid-19 (BILANCI)

· 2 min lexim

Italia ka regjistruar ditën e sotme një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi, një nga shifrat më të larta që prej fillimit të pandemisë.

Shteti ynë fqinj ka shënuar ulje në numrin e rasteve të reja në 24 orë, por rritje të madhe  të viktimave, gjë që i ka vendosur në alarm autoritetet shëndetësore atje.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë italiane ka raportuar 10.497 raste të reja dhe 603 viktima, duke e çuar në mbi 2.4 milionë numrin e të prekurve dhe 83.157 atë të jetëve të humbura.

Edhe qeveria Conte 2, e cila është në vështirësi për mbajtjen e shumicës në senat, pas largimit të Mateo Renzit, ka vendosur disa strategji për të shmangur katastrofën shëndetësore dhe ezaurimin e kapaciteteve spitalore.

Një prej mënyrave në të cilat autoritetet italiane do tentojnë shmangien e tejmbushjes së spitaleve, është edhe transformimi i disa hoteleve si spitale ku do të trajtohen pacientët e stadeve të lehta apo të mesme me covid-19.

Kujtojmë se gjatë valës së parë të covid-19, në periudhën mars-prill të vitit të kaluar, Italia ishte një prej vëndeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku edhe shifrat e viktimave nga ky virus ishin drastike.

Edhe gjatë muajit të fundit, autoritetet shëndetësore janë në ankth për  rikthimin e skenarit të vitit 2020-të, pasi ardhja e mutacionit të ri të koronavirusit me zanafillë nga Britania e Madhe, ka rritur transmetueshmëri e virusit e si pasojë ka shtuar numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve nga covid-19./Gazetareforma.com/