Skip to content
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 25-vjeçari

· 1 min lexim

Policia Kufitare e Dibrës ka arrestuar një 25-vjeçar nga Shkodra, i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

I ndaluari, Aleksandër Rrasa, u kap pranë piramidës 15 teksa po përpiqej të largohej ilegalisht.

Pas verifikimeve, rezultoi se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Shkodër.