Skip to content
Bota

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 63-vjeçar shqiptar, Fatmir Xheladin Gashi, nga Kosova, ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në kantierin e shkollës Ungaretti në Darfo, ku Gashi ka pësuar një atak në zemër dhe ka ndërruar jetë.

Bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta ndihmojnë dhe kanë nisur përpjekje reanimimi, por pa sukses.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.