Skip to content
Të Gjitha

Ishin vetëkarantinuar në shtëpi/ Babai dhe vajza nga Fieri shfaqin komplikacione, dërgohen me urgjencë drejt Infektivit

· 1 min lexim

Fieri është qyteti i dytë në Shqipëri, me numrin më të të prekurve nga koronavirusi.

Tre prej pacientëve janë anëtarët e një familje në fshatin Dërmenas.

Mësohet se gjendja shëndetësore e babait dhe vajzës së kësaj familje është komplikuar dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Ndërsa gjendja e gruas është e stabilizuar dhe vijon vetëkarantinimin në shtëpi.

Aktualisht në godinën e Infektivit janë të shtruar 20 pacientë nga 51 të prekur në total.

Tre prej tyre po mbahen në terapi intensive pasi kanë shfaqur komplikacione.

Harta e të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është e shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama është kufizuar qarkullimi i makinave, ndërsa këmbësorët pas orës 18:00, nuk do të lejohet të lëvizin, përndryshe do të gjobiten.

Autoritetet bëjnë thirrje që të respektohen rregullat e higjienës dhe të minimizohen daljet nga shtëpia.