Skip to content
Të Gjitha

Ishin nisur për të bërë dializën/ Makina del nga rruga në Elbasan, plagosen 4 persona

· 1 min lexim

Një aksident me 4 të lënduar është regjistruar mesditën e sotme në Labinot Fushë, në Elbasan.

Makina me të cilën udhëtonin 4 persona doli nga rruga, duke shkaktuar lëndimin  e tyre.

Mësohet se ata ishin nisur drejt spitalit të Elbasanit, për të kryer dializën.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Tre prej tyre do t’i nënshtrohen dializës, ndërsa një grua ndodhet në reanimacion.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i policisë.