Skip to content
Kronikë

Ishin në një makinë me Aldi Ramën kur ndodhi vrasja e nënkomisarit, policia arreston dy të rinjtë

· 2 min lexim

Policia ka njoftuar arrestimin e dy të rinjve që ishin në një makinë me Aldi Ramën kur ky i fundit vrau nënkomisarin Saimir Hoxha. Kristian Sherri dhe Aleksandër Marku, u arrestuan në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, policia bën me dije se ekspertët mjeko-ligjor  në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë e autorit të krimit, Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e sotëm. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.