Skip to content
Kronikë

Ishin duke pirë në lokal, 60-vjeçari qëllohet për vdekje në Tiranë (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.

Në në afërsi të shkollës Harry Fultz, Tiranë, një person është ekzekutuar me thikë.

Bëhet me dije se viktima është 60-vjeçari Ilir Kapo. Ndërkohë që gjithashtu njoftohet se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, Olgert Dhimtri, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Mësohet se vrasja është kryer me thikë, , ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë ku mbeti viktimë 60-vjeçari Ilir Kapo.

Burime bëjnë me dije se viktima dhe autori kanë qenë duke pirë kafe së bashku në një lokal, ku pas një konflikti të çastit, i riu e ka qëlluar 60-vjeçarin me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se autori ka qenë në gjendje tejet të dehur në momentin kur e ka kryer krimin e rëndë. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.