Skip to content
Kryesore

Ish-kreu i Ungrejt dënohet me 5 vite burg për kultivim droge

· 1 min lexim

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Procesi gjyqësor është zhvilluar në mungesë, pasi Kola vijon të jetë në arrati që prej vitit 2021.

Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg për të, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të apelohet nga avokati mbrojtës, i cili ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e Kolës në këtë veprimtari.