Skip to content
Të Gjitha

Ish-komando tenton të grabisë bankën, arrestohet 36-vjeçari nga Librazhdi

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm, policia e Librazhdit ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ka thyer xhamin e bankës së nivelit të dytë me qëllim për ta grabitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. 36-vjeçari është identifikuar si Lenci Kazazi, i cili është arrestuar në kohë nga policia.

Mësohet se Kazazi ka punuar si komando dhe ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak. Policia po heton për ngjarjen, për të zbardhur të tjera detaje.