Skip to content
Të Gjitha

Ish- deputeti i PD-së akuza të forta: 93% e barnave në QSUT janë të skaduara

· 2 min lexim

Partia Demokratike ka disa  zëra të cilët nuk janë kursyer për të sulmuar qeverinë dhe një ndër ta është pikërisht Bardh Spahia.

Spahia ka qenë ai që ka zbuluar shumë prej problemeve që hasen në sistemin shëndetësor në vendin tonë dhe ky është një rast tjetër.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ish-deputeti ka thënë se që prej vitit të kaluar ka denoncuar se në QSUT, 93% e barnave të përdorura janë të skeduara.

Sipas Spahisë kjo është kriminale, pasi provohet të luhet me jetën e pacienteve, të cilët vijojnë të nëpërkëmben si rezultat i vjedhjeve të kryera nga pushteti dhe qeverisja e gabuar.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

HAJDUTET ME PUSHTET!E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara. Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes.

Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!