Irani nuk ndalet! Presidenti Hamzed ofron 3 milionë dollarë për kokën e Trump

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konflikti SHBA-Iran vijon të thellohet.

Së fundmi, Presidenti i Iranit Ahmed Hamzed ka deklaruar se ofron 3 milionë dollarë për këdo që do të mundet të vrasë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trup.

Në një deklaratë për mediat, Hamzed u shpreh se ai që do t’i sjellë kokën e Trump do të marrë shifrën e majme.

Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë Karmanis janë ushtarë të Haj Qassem Solemiani dhe të gjithë nuk kemi frikë të dëshmohemi. Japim 3 milionë dollarë kujtdo që vret Trump,”- u shpreh Presidenti i Iranit.

Kujtojmë që vrasja e gjeneralit Qassem Soleiman nga forcat amerikane më 3 janar të këtij viti tensionoi marrëdhëniet mes dy shteteve.

Irani u hakmor shpejt, pasi sulmoi me 22 raketa dy bazat ushtarake të SHBA-së në Irak.

Nga sulmi mbetën të vrarë 80 persona.

Mirëpo, Irani duket se nuk do ndalet me kaq.

Kërcënime janë bërë edhe ndaj shtetit tonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Abas Mousavi, u shpreh para dy ditësh se Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe duhet të kthehet në rrugë të drejtë.

Shpërndaje
Share.

Komento