Skip to content
Të Gjitha

Kamionçina përplaset me motorrin, dy të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe shtetsja L.S., pasagjere në motoçikletë.

Policia ndodhet në vendngjarje e po heton rreth shkaqeve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  është plagosur  vetë drejtuesi i motoçikletës  dhe shtetasja L.S., pasagjere në  motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.