Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Institucionet të pambrojtura nga Covid-19! Nga Gjinekologjia në Elbasan te Apeli në Durrës dhe shkolla në Lezhë, detajet rreth rasteve të reja

11:58 07/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Janë zbardhur detaje rreth rasteve të reja me Covid-19 të raportuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë dhe si duket vatra e re e shpërthimit është në institucione. Kështu, është mbyllur reparti i “Gjinekologjisë” në maternitetin e Elbasanit. Në këtë repart kanë rezultuar të infektuara 4 infermiere. Dyshohet se infermieret mund të jenë infektuar nga ndonjë qytetar që ka vizituar të afërmen e tij. Pasi është mbyllur ky pavion, pacientët dhe personeli i saj janë transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore.

Sakaq, edhe dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke bërë që Gjykata të mbyllet për dy javë dhe të pezullojnë punën për të shmangur infektime të tjera. Nuk dihet burimi i infektimit të dy gjyqtarëve, të cilët kanë shfaqur probleme vetëm me temperaturën dhe nuk kanë shprehur shqetësime të tjera. Ndërkohë pritet që i gjithë stafi i Gjykatës t’i nënshtrohet testimeve për të mësuar nëse janë infektuar apo jo.

Të njëjtin vendim për pezullim të punës, e ka marrë edhe Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, pasi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, gjyqtarët e Apelit në Durrës kanë ushtruar funksionin e tyre në të njëjtën godinë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Durrës. Pritet edhe pezullimi i punës në Prokurorinë e Kavajës, në të cilën përjashtim do të bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për të akuzuarit, të cilët mund të kërkojnë rishqyrtim të masës së tyre të sigurisë.

Po ashtu, mësohet se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë i ri. Paraprakisht dyshohet se mësuesja e ka marrë infeksionin gjatë provimeve të maturës. Ndërkohë rasti tjerr në fshatin Tarazh nuk dihet se ku e ka marrë koronavirusin.

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Shkatërrohet rrjeti i mashtruesve në Facebook, 9 vajza e djem gënjenin miqtë e adresave të vjedhura për t’i zhvatur, në kërkim “ideatori”

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English