Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me koronavirus ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic

· 1 min lexim

Futbollisti suedez dhe në të njëjtën kohë sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Serie A në një deklaratë të shkurtër përpara ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Bodo / Glimt.

Milani konfirmoi se ata “kanë informuar autoritetet përkatëse dhe lojtari është vendosur menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi janë testuar negativisht.”

Ibrahimovic nënshkroi një zgjatje të kontratës një-vjeçare me Milanin muajin e kaluar dhe do të mbetet në klub për fushatën 2020-21.

Mungesa e Ibrës në këtë start të sezonit është shumë e madhe pasi suedezi tregoi që në fillim se është shumë i rëndësishëm për skemat e Piolit.Të hënën, sulmuesi suedez shënoi dy herë për ekipin italian në paraqitjen e tij të fundit kur klubi mundi Bolonjën 2-0.

“Nëse do të isha 20-vjeçar, do të kisha shënuar edhe dy të tjerë,” tha Ibrahimoviç, i cili ka 14 gola në 22 ndeshje që kur u kthye për një kontratë të dytë në Milano në janar.