Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me koronavirus mjekja dhe recepsionistja te spitali Iranian

· 1 min lexim

Dy vatra të reja janë konfirmuar sot në spitalin “Iranian” në kryeqytet.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 33 raste të reja të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Dy rastet e zbuluara sot janë një mjeke dhe një recepsioniste. Ende nuk dihet rrethi i tyre i kontakteve dhe gjurmimi i tyre.

Numri i të infektuarve në spital ka shkuar në 82.

Ndërkohë, pak minuta më parë ka ndërruar jetë një pacient 62-vjeçar me koronavirus në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacienti ishte shtruar në spital prej dy javësh, ndërsa në 10 ditët e fundit kishte qenë i intubuar.

Ai nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Bashkë me 62-vjeçarin shkon në 45 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.