Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me koronavirus Francesco Totti, ja si është gjendja e tij shëndetësore

· 1 min lexim

Koronavirusit nuk mund t’i shpëtonte as ish-kapiteni i Romës, futbollisti italian Francesco Totti.

Para dy ditëve Totti  kishte patur temperaturë, dhimbje trupi dhe lodhje dhe menjëherë i ishte nënshtruar testit i cili ka rezultuar pozitiv ditën e sotme.

Sapo ka marrë përgjigjen, italiani është izoluar në shtëpi dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.Ndërkohë sipas mediave italiane edhe bashkëshortja, Ilary Blasi mund të jetë infektuar me koronavirus por është asimptomatike.

Më 12 tetor Totti humbi babanë e tij nga COVID-19. Edhe nëna e futbollistit u prek por në mënyrë më të lehtë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.