Infektohen me COVID-19 tre mësues në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në institucionet arsimore të vendit tonë.Kjo pasi ditën e sotme kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj”.

Menjëherë sapo kanë marrë përgjigjet pozitive, mësuesit janë vetëkarantinuar dhe priten përgjigjet e tamponëve për 13 mësues të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me kolegët e tyre.

Ndërkohë mësimi në shkollë vazhdon rregullisht dhe ende nuk dihet sesi do të vijojë procesi mësimor në ditët në vijim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se në gjithë vendin janë kryer 1289 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Shpërndaje
Share.

Komento