Skip to content
Të Gjitha

Infektohen me Covid-19 dy punonjës të burgut të Beratit, testohet i gjithë stafi

· 1 min lexim

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë dhe ditën e sotme janë infektuar dy punonjës të burgut të Beratit.

Punonjësit kishin shenja të covid-19 prej disa ditësh dhe menjëherë janë karantinuar deri në marrjen e përgjigjes së tamponit i cili ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë mësohet se janë karantinuar dhe punonjësit e tjerë të Zyrës së Informacionit deri në marrjen e përgjigjes së tamponit. Mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e kontakteve të tyre brenda burgut të Beratit për të shmangur një infektim në masë. Tamponimit do ti nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut,duke përfshirë jo vetëm administratên por edhe gardianët.

Sakaq ka nisur dhe procesi i dezinfektimit të ambienteve të burgut për të shmangur një përhapje të mundshme të virusit dhe te pjesa tjetër e burgut.