Incidenti gjatë intervistës me Bashën, Çim Peka shpjegon arsyen pse ndërpreu emisionin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme një incident aspak i zakontë ka ndodhur në studion e emisionit “Fakt”, i cili drejtohet nga gazetari Çim Peka, në “Syri TV”.

Një nga kamerat në studio është rrëzuar duke shkaktuar një zhurmë shqetësuese, e cila solli edhe  ndërprerjen e emisionit për disa minuta. I ftuar në emision ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha.

Edhe Basha është shqetësuar nga zhurma, i cili madje nuk po e kuptonte edhe se çfarë po ndodhte.

Nga incidenti i ndodhur në mënyrë të papritur, mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar. Pasi u rikthye në transmetim “live”, Peka është shprehur se “kishte pasur një problem teknik”.

Shkak për këtë problem teknik është bërë një gjendje lipotimie (të fikëti) e kameramanit i cili po filmonte në ato momente intervistën me kreun e PD, Lulzim Bashën.

“Incidenti”!!! Igli, “operatori” i Bashës në emision kaloi një gjendje lipotimie ku për pasojë u rrëzua dhe ra mbi kamera e ekranet e skenografisë. Tani është shumë mirë dhe gati për intervistën e radhës me Edi Ramën ne studion e “SYRI Tv”, u shpreh gazetari Çim Peka.

Kujtojmë këtu se ky ishte emisioni i parë politik për sezonin e ri televiziv të emisionit “Fakt”.

Shpërndaje
Share.

Komento