Skip to content
Bota

Incident në Pejë: Nxënëse theret me thikë në ambientet e shkollës

· 1 min lexim

Një incident i rëndë ka ndodhur në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është sulmuar me thikë nga një bashkëmoshatar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, kur stafi i shkollës njoftoi policinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Fadil Gashi, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar të dyshuarin, një nxënës i po së njëjtës shkollë.

Viktima është transportuar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor, ndërsa thika me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është konfiskuar.

Policia ka shoqëruar edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar lidhur me ngjarjen. Prokurori i Shtetit ka vendosur masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve.” Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.