Skip to content
Kryesore

Inceneratori i Tiranes/ Shtyhet sërish seanca për Alqi Bllakon

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore për Alqi Bllakon, lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, është shtyrë për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 13 shkurt, në orën 14:30.

Bllako akuzohet nga SPAK për dy shkelje korruptive, të ndodhura gjatë periudhës kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

SPAK e akuzon Bllakon për përfitimin e 119 mijë eurove, dyshohet se ishin paguar për blerjen e mamonerive nga i ati. Po ashtu, akuzohet për një shumë prej 7.5 milionë lekë të paguara për Vladimir Bezhanin, i cili në atë kohë ishte këshilltar i ministrit të mjedisit.

Bllako ka mohuar akuzat dhe ka insistuar në pafajësinë e tij, duke e përsëritur këtë qëndrim edhe për dy inceneratorët e tjerë të Fierit dhe Elbasanit.