Skip to content
Politikë

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon ndryshimin e vendimit për Alqi Bllakon

· 1 min lexim

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, pasi shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllakon për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg.

Po ashtu ndryshim kërkohet edhe për vendimin ndaj ish-ministrit Lefter Koka, ndërsa kërkon t’i shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”.