Ilda Bejleri shoqërohet në polici pas aksidentit dhe ashpërson gjuhën: O ju mer-diat shqiptare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur Ilda Bejleri, pas përfshirjes në aksidentin e ditës së djeshme.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Pas marrjes në pyetje në komisariat, moderatorja u la e lire.

Për rastin në fjalë ajo do të hetohet nga prokuroria në gjendje të lirë.

Sipas policisë, moderatorja përplasi 63-vjeçaren nga Durrësi, Eriketa Gjuzi, banuese në Durrës.

Kjo e fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vetë moderatorja mohoi kategorikisht të ketë përplasur 63-vjeçaren, ndërsa u tregua e ashpër me mediat.

“ O ju mer-diat shqiptare. Nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë” , ka shkruar ndër të tjera moderatorja në një postim në Instagram.

Shpërndaje
Share.

Komento