Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ik mos të të shoh këtu”! Grida Duma ndan një episod aspak të këndshëm që po bëhet plagë në shoqërinë shqiptare

22:58 27/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Dhuna në familje dhe vrasja e grave po shndërrohet në një nga problematikat më të rënda të shoqërisë sonë.

Dy rastet e fundit(kujto: vrasja në Rrëshen dhe vrasja në Durrës) kanë ngjallur diskutime të shumta, teksa shumë shpejt pritet të ketë ndryshime edhe në ligj.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është folur më gjerë rreth kësaj problematike, ku pjesë e panelit ishte edhe ish-deputetja Grida Duma.

Duma është e njohur për fjalimet e shpeshta që mban në mbrojtje të grave, teksa sot ka treguar disa raste aspak të këndshme që ka ndeshur në jetën e përditshme në lidhje me gratë e dhunuara.

Sipas saj, gjendja në të cilën ndodhet sot vendi ynë është alarmante, pasi renditemi si vendi i parë në Europë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre.

“Jemi në një situatë alarmante. 47% e grave vriten nga partneri, duke bërë të jemi vendi i parë në Europë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre.
Duhet të punojmë tani që rezultatet të shikohen pas 30 viteve. Një ndër metodat e zgjidhjes së këtij problemi është ndëshkimi. Sepse kur je mbrapa me çdo institucion kjo mund të jetë metodë”, u shpreh Duma.

Më tej, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se ka pasur nga ato raste që gratë janë bërë të forta dhe i kanë denoncuar burrat e tyre, por që kanë hasur rezistencë nga efektivët.

“Ka pasur raste që shumë gra kanë shkuar dhe kanë bërë denoncime. Dhe më pas janë përballur me efektivët që u kanë thënë  grave ‘ec m’u zhduk, mos të të shikoj më këtu’. Dhe këtë nuk e them për të treguar mungesë respekti por për faktin se ata fillimisht janë burra dhe veprojnë si të tillë. Nuk e pranojnë dot që një burrë denoncohet,”- tha Duma.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Grida Dumavrasja e grave

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Izraelitët një hap para, vaksina kundër Coronavirusit mund të jetë gati shumë shpejt

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English