E rëndë në Durrës, burri vret me levë gruan brenda dyqanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.

Një burrë ka qëlluar me levë për vdekje gruan në një dyqan pranë Pallatit të Sportit të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte debatuar ashpër përpara se të ndodhte krimi.

Mësohet se viktima dhe autori ishin pronarë të biznesit.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë.

Ky është krimi i dytë në familje brenda 24 orëve, pas rastit të Rrëshenit.

Shpërndaje
Share.

Komento