Skip to content
Të Gjitha

Identifikohen viktimat e aksidentit rrugor në aksin Shkodër-Tiranë

· 1 min lexim

Identifikohen dy shtetaset që humbën jetën në aksidentin e sotëm në vendin e quajtur Krye Bushat, në rrugën Shkodër- Lezhë.

Bëhet fjalë për dy gra nga Kosova të identifikuar si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeç dhe Luljeta Zefi 39 vjeç. Kujtojmë se nga përplasja e dy mjeteve u plagosën rëndë dhe pesë persona të tjerë, të cilët momentalisht janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhetonin katër persona që kanë mbetur të lënduar,  ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë AA 778 RA, ku udhëtonin tre murgesha.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha , Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. 

Fouristrada ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar.