Skip to content
Të Gjitha

“Ia hodhi” edhe në shkallën e dytë, gjyqtari i Administratives kalon provën në KPA

· 1 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranë, Gentian Medja.

Më datën 1 gusht të vitit të kaluar,  Medja arriti që të kalonte me sukses të treja kolonat e vettingut.

Ndërkohë Komisionieri Publik, bëri ankesë në KPA, për konfirmimin në detyre të subjektit, shkruan “Balkanweb”.

Sipas Komisionerit Publik, hetimi i KPK për vlerësimin e aftësisë profesionale të këtij gjyqtari, nuk ishte i plotë për ta konfirmuar në detyrë.

Mbështetur edhe në rekomandimin e përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik kërkoi nga KPA, që të bënte rivlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarit Gentian Medja.

Në përfundim të procesit, KPA vendosi që lërë në fuqi vendimin e KPK-së për këtë subjekt.