Skip to content
Kronikë

I vendoset eksploziv një biznesi në Durrës, Forcat Xheniere arrijnë ta çmontojnë

· 2 min lexim

Një sasi lënde eksplozivi i është vendosur një subjekti që prodhonte lëndë ndërtuese në Durrës. Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer, sepse Forcat Xheniere realizuan çmontimin e saj. Policia e Durrësit thotë se eksplozivi u vendos nga persona ende të paidentifikuar, teksa po punohet për t’i identifikuar dhe për t’i kapur.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet  Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese. Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruhej në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Nuk është hera e parë që në Durrës u vendoset tritol dhe eksplozive bizneseve të qytetit dhe kjo është një ngjarje e përsëritur. Policia po punon që të identifikojë dhe të vërë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij atentati.