Skip to content
Të Gjitha

I shpëtuan tërmetit të 26 nëntorit, Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë

· 1 min lexim

Ashtu siç kishte premtuar, kryeministri Edi Rama shoqëroi ditën e sotme në Shkollë Alesion dhe Aurelin, dy vogëlushët, që i mbijetuan tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa udhëtonin me makinë, kryeministri porositi dy djemtë e vegjël, që të jenë kampionë në mësime.

Alesio dhe Aureli do të ndjekin studimet në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Ata u pritën në oborrin e shkollës nga drejtori i shkollës.

Aurelit i cili është në klasën e parë, u prit nga mësuesi dhe shokët e shoqet, të cilët i dhuruan uniformën dhe një top.

Shefi i qeverisë shkoi më pas tek klasa e pestë ku do të studiojë Alesio.

Edhe këtij të fundit, i kishin rezervuar uniformën dhe një top futbolli.

Alesio dhe Aureli humbën njerëzit më të afërt në tragjedinë e 26 nëntorit në Thumanë, ndërsa vetë arritën të shpëtojnë mrekullisht.