Skip to content
Të Gjitha

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 57-vjeçari nga Kosova

· 2 min lexim

Një 57-vjeçar nga Kosova me inicialet A.B është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës pasi ishte shpallur në herët në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet për “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. 57-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë, ku dhe do të gjykohet për veprat penale që ka kryer.

Njoftimi i Policisë:

Kukës

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.