Skip to content
Të Gjitha

I shkaktuan 4 milion euro dëm shtetit, ja ku operonin biznesmenët e arrestuar

· 2 min lexim

Një aksion i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka çuar në pranga 15 persona, të cilët akuzohen për mashtrime me faturat tatimore, duke i shkaktuar 4 milion euro dëm shtetit.

Të arrestuarit janë biznesmenë, kryesisht në fushën e ndërtimit.

Paqësor Buzi është aksioner në kompaninë “GPG company”, e cila ka aktivitet në fushën e ndërtimit të rrugëve.

Kjo kompani shkruan “Balkanweb”, ka patur një sërë kontratash me Bashkinë e Tiranës, ku ka kryer disa punime për rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu “GPG company”, ka kryer punimet në by passin e Tepelenës, si dhe disa rrugë në Berat.

Shpresa Jonaidhi, është aksionere në kompaninë “Shpresa.al” , si dhe ka qenë në listat e deputetëve të PD, gjatë zgjedhjeve të fundit.

Besnik Pelivani, është pronar i kompanisë “ABBE”, që ka si objekt ndërtimin dhe tregtimin e mallrave.

Një tjetër biznesmen tjetër i arrestuar është Fatmir Piri,  pronar i kompanisë “ARB Trans 2010” dhe ka si fokus eksportin e mallrave industrialë.

Pjesë e skemës së mashtrimit është edhe Ardjan Bejko, pronar i kompanisë “BABE co”, e cila merret me gërmimin, transportin e dherave dhe inerteve.

Haxhi dhe Astrit Lala janë pronarë të kompanisë “Leksi Security”, që ka në fokus ruajtjen e objekteve, Haxhi dhe Astrit Sala.

Të arrestuarit e tjerë janë Mehill Ndreca, pronar i “Gener Cors Albania”, si dhe Albert Ahmeti, pronar i “Aleni Construction”.

Në pranga ka rënë edhe Riza Roshi, i cili kishte në zotërim tre kompani me fokus transportin, ndërtimin, si dhe një bar kafe.