Skip to content
Të Gjitha

I riu shqiptar gjendet pa shenja jete në banesë, ja kush njoftoi policinë greke

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kretë të Greqisë.

Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete.

Mediat greke raportojnë se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku po qëndronte kohët e fundit.

Mësohet se ka qenë pronari i banesës, ai i cili e ka gjetur 22-vjeçarin e më pas ka njoftuar autoritetet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë.

Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës pasi i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Për përgjigje më të saktë për shkakun e vdekjes së të riut, priten rezultatet e autopsisë.