Skip to content
Të Gjitha

I pastër në të tre kriteret e vlerësimit, vettingu konfirmon në detyrë Drejtorin e Policisë Kriminale

· 1 min lexim

Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Vocaj iu nënshtrua vettingut në tre shtyllat, që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Drejtori i Policisë u përball gjatë seancës me akuzën, se shoqërohet me Arben Frrokun, të dënuarin me burgim të përjetshëm, për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Vocaj tha para KPV, se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt mes Lamajt dhe Frrokut, ndërsa shtoi se është marrë personalisht me dokumentimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes.

Gjithashtu ndaj tij ka pasur edhe denoncime për një sipërfaqje toke në Lezhë, si dhe dy kallëzime gjatë kohës kur drejtonte policinë e Durrësit dhe Tiranës.

Kallëzimet nuk u morën parasysh nga komisioni, i cili vendosi ta konfirmonte në detyrë.

Përsa i përket 4 makinave, komisioni vlerësoi se Vocaj së bashku me të shoqen, kanë pasur burime të ligjshme të ardhurash.