Skip to content
Të Gjitha

I nxorri nënës pistoletën pas konfliktit, 38-vjeçari dyshohet se është me probleme mendore

· 1 min lexim

Policia arrestoi ditën e djeshme në Lushnje një 38-vjeçar.

Ky i fundit pas konflikteve banale me nënën e tij ka nxjerrë pistoletën.

Kanë qenë banorët e zonës që sinjalizuan policinë, e cila ndërhyri menjëherë duke parandaluar krimin.

Më pas ato arrestuan Edomond Kadiun, i cili kishte qenë emigrant për shumë vite dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Efektivët sekuestruan gjithashtu një pistoletë me silenciator dhe 43 fishekë.

“Panorama” shkruan, se ka dyshime se 38-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kështu mësohet se ka deklaruar edhe nëna e tij gjatë dëshmisë në polici.

I arrestuari do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë nëse pohimet e nënës së tij janë të vërteta.