Skip to content
Showbiz

I nënshtrua një operacioni, Nora Istrefi tregon gjendjen shëndetësore të së ëmës

· 1 min lexim

Nëna e dy këngëtareve të njohura të showbiz-it, Nora dhe Era Istrefit, ka pasur komplikacione me shëndetin e saj.

Ajo ka përfunduar në spital, madje i është nënshtruar një operacioni.

Vetë Nora e ka bërë të ditur këtë lajm, duke ndarë me ndjekësit një foto të së ëmës.

Këngëtarja ka treguar se tashmë shëndeti i saj është përmirësuar, duke falenderuar stafin e spitalit që është përkujdesur për të.

Sipas “Prive”, nëna e dy këngëtareve kishte probleme në veshka, por duket se gjithçka ka shkuar mirë.

“Faleminderit për kujdesin maksimal drejt shërimit të mamit.”- shkruan Nora, e lumtur për mamanë e saj.

Ndërkohë, këngëtarja po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj të fundit me Butrint Imerin, të titulluar “Dy zemra”.

Për ata që ende nuk e kanë dëgjuar dhe për ata që e kanë fiksim, shijojeni më poshtë:

/IconStyle