I moshuari djeg shokun me benzinë në Durrës, zbulohet arsyeja banale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Dy të moshuar janë zënë me njëri-tjetrin për një lojë dominoje. Ata kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kur kanë nisur edhe të konfliktohen.

Mësohet se një 67-vjeçar ka përfunduar në spital pasi shoku i tij ka tentuar ta djegë me benzinë. Dy të moshuarit, njëri 65 e tjetri 67 vjeç kanë qenë duke luajtur domino pranë sheshit “Pranvera” në Durrës.

Ata janë zënë duke akuzuar njeri-tjetrin për hile në lojë. Fillimisht ata janë përplasur verbalisht e më pas janë konfliktuar fizikisht derisa situate doli jashtë kontrollit.

Autori i ngjarjes 65- vjeçari, I.R. ka përfunduar në polici nën pranga. Ndërssa i dëmtuari 67- vjeçar ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje
Share.

Komento