Skip to content
Aktualitet

I kujtuan 5 Qershorin, Rama i’u kthehet ashpër ambasadorëve: Nuk kam nevojë! E di unë detyrën time

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama  duket se nuk i ka pritur mirë pyetjet lidhur me ndërkombëtarët  në konferencën e zhvilluar ditën e sotme.

“Ambasadori britanik nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Meriton respekt por nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë kur vjen puna për zgjedhjet.”,  deklaroi ai.

Rama u ndal tek një nga problematikat kryesore që i doli vitin e kaluar me deputetet e vet, ku shumica kishin një të kaluar kriminale. Problem i cili u konstatua edhe nga ambasadorët e huaj në vendin tonë si kusht kryesor për hapjen e negociatave.

Sipas kryeministrit është e pakuptimtë që përgjegjësia për pastërinë e kandidatëve të bieri  mbi kryetarët e partive, duke u shprehur me rezerva për Ligjin e Dekriminalizimit.

“Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE , e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.”, shtoi Rama, këtë herë për ambasadoren amerikane Yuri Kim.