I kishte premtuar se do të martoheshin bashkë, 30-vjeçari mashtron të miturën për të kryer marrëdhënie me të

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë.Një 30-vjeçar nga fshati Brekoc i Gjakovës, i ka premtuar një 16-vjeçareje se do të martohej me të për të përfituar prej saj dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Vajza 16-vjeçare ka pranuar të kryejë marrêdhënie seksuale me të pas premtimit që ai i kishte dhënë se do të martoheshin bashkë, por gjërat nuk kanë shkuar siç thuhej. Pasi 30-vjeçari nuk e kishte mbajtur premtimin, dhe ishte i martuar me dikë tjetër. Ngjarjen e ka denoncuar në Polici nëna e viktimës.

Djali dhe vajza kanë pranuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale disa herë, me premtimin se i djali do të martohej me viktimën. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit nga prokurori, është liruar.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar.

Nga ana tjetër Policia ka njoftuar se vepra është iniciuar si “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.

Shpërndaje
Share.

Komento