“I kishte blerë shtëpi gruas tjetër”, ja kush është versioni më i ri i vrasjes në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ditës së djeshme në Durrës.

Sipas “Balkanweb”, Ruzhdi Tosuni kishte një lidhje jashtëmartesore që e vazhdonte prej kohësh.

Mësohet se autori i kishte blerë edhe një shtëpi gruas tjetër dhe kishte hyrë në shumë borxhe.

Për shkak të pamundësisë ekonomike, ai ka dashur që të shesë dyqanin e metrazheve, por gruaja e tij nuk ka pranuar.

Pas disa konflikteve të njëpasnjëshme, 63-vjeçari e qëlloi me hekurin e qepenit nënën e tre fëmijëve, duke i marrë jetën.

Dëshmitarët okularë shprehen, se 59-vjeçarja ka tentuar të largohet, por autori e ka tërhequr dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur.

Pas kryerjes së krimit, Ruzhdiu uli qepenin dhe lajmëroi policinë.

Shpërndaje
Share.

Komento