U shërua nga koronavirusi, gruaja japoneze infektohet sërish

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua në Japoni ka rezultuar sërish me koronavirus, edhe pse ishte shëruar.

Sipas “Tgcom”, bëhet fjalë për një grua rreth  40 vjeçe, e cila ndodhet në Osaka.

Përpara se të infektohej me koronavirus, ajo punonte si guidë turistike.

Gruaja u diagnostifikua me koronavirus në muajin janar, pasi kishte shoqëruar një grup turistësh nga Wuhan-i.

Pas mori mjekimin e duhur, ajo la spitalin e Osakas më 6 shkurt.

Mirëpo gjatë ditëve të fundit ajo është ndjerë sërish keq.

Pas analizave të kryera, rezultoi se asaj i ishte kthyer sërish koronavirusi.

Koronavirusi tashmë ka marrë përmasat e një pandemie globale, ndërsa në Shqipëri nuk është shënuar ende asnjë rast.

Shpërndaje
Share.

Komento