I kërkuan shokut të merrte përsipër vrasjen, ja si u zbuluan vëllezërit Kusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin javën e shkuar.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë nga Griseldo dhe Albano Kusi, pas debatit për kondicionerin e vilës, që rridhte ujë.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjykata la dje në burg 3 nga 4 të arrestuarit, pronarin e vilës, Bujar Kusin, Ali Sulën dhe Ferdinand Bakallin, administratorin e firmës që kishte siguruar punonjësit.

Ndërkohë për Luan Çakën, i cili rezulton se është një nga punonjësit dhe pretendon se ka qenë në pjesën e jashtme të banesës, gjykata dha masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Hetuesit zbuluan se dy vëllezërit Kusi i kërkuan shokut të tyre, Lorenc Veliaj, që të merrte përsipër krimin.

Të dyshuarit përpara hetuesve dhanë version tjetër, mirëpo e vërteta është zbuluar nëpërmjet një përgjimi ambiental të kryer në paraburgim, me vendim të Gjykatës së Tiranës, shkruan Panorama.

Nga hetimet është zbuluar gjithashtu, se personi që ka shkrepur armën në drejtim të Çelajt është Griseldo Kusi.

Griseldo dhe Albano Kusi nuk ishin emra të panjohur për drejtësinë. Ata më herët janë gjykuar për vrasje, plagosje dhe kanosje.

Shpërndaje
Share.

Komento