Skip to content
Të Gjitha

I hodhi fostoksinë vjehrrës te lëngu portokallit, shtyhet pretenca për nusen nga Kamza

· 1 min lexim

Prokuroria ka shtyrë sërish pretencën për Marjana Cmetën, nusen nga Kamza që akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj.

Sipas “Faxweb” organi akuzës ka kërkuar shtyrjen, pasi nuk ka gati konkluzionet, në lidhje me atë që do të kërkohet si vendim për të renë.

Në dëshminë përpara hetuesve, e Cmeta tregoi se nuk i kishte marrëdhëniet e mira me bashkëshortin, Oltion Lamin dhe mendonte se shkaktare ishte vjehrra.

Më 30 prill të 2018-ës, ajo ndërmori aktin ekstrem, duke i hedhur fostoksinë te lëngu i portokallit.

E reja mësohet t’i ketë thënë vjehrrës, se lëngun “magjik” e kishte përgatitur hoxha dhe shëron mosmarrëveshjet.

Një orë pasi i jep helmin, e reja e gjen vjehrrën të shtrirë në dhomë.

Kjo e fundit tentoti të hapte dritaren, por nusja nuk e kishte lejuar.

E reja për t’u siguruar që vjehrra kishte ndërruar jetë, i vendos një shall në fyt për ta mbytur.

Të gjithë historinë, e akuzuara ia ka rrëfyer një hoxhe në qytetin studenti.