Skip to content
Kryesore

I gjendet në banesë pushkë dhe armë e Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 68-vjeçar në kuadër të një operacioni kundër armëmbajtjes pa leje, pasi në ambientet e subjektit të tij u zbuluan armë zjarri.

Në pranga ka rënë shtetasi Naim Kallaku, banues në fshatin Bubq, të cilit i është gjetur një pushkë zjarri dhe një tjetër armë jofunksionale, e datuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Naim Kallaku u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.